Pas një serie jo të mirë, tri ndeshje radhazi pa fituar në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim & Lum kërkon fitore kundër Borecit të Velesit.
"Pas tre ndeshjeve pa fitore, mendoj se ndeshja kundër Borecit është një mundësi e mirë për t'i dhënë fund kësaj serie negative.
Ne të gjithë jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe besojmë se me fitore do të bëjmë një kthesë për të vazhduar me rezultate pozitive.
Do të luftojë përsëri këtë vit për një vend në garat evropiane”, thotë futbollisti i Strugës, Bunjamin Shabani.