“Suning.com” mbrëmjen e 14 tetorit ka publikuar një raport për 9 muajt e parë të 2021-shit dhe duket se nga kinezët sinjalet janë pozitive.
Sipas parashikimeve faza më e keqe ka kaluar dhe shifrat kanë ardhur në rritje muaj pas muaji pasi shitjet e produkteve në biznesin kryesor elektrik 3C të kompanisë në Kinë u rritën 30% nga muaji i mëparshëm dhe pritet të rriten ende në këtë tremujor të fundit të vitit.
Tashmë bashkëpunimi midis “Suning.com” dhe institucioneve financiare ka rifilluar dhe pasi në gusht u krijua një komitet i përbashkët i kredisë, likuiditeti i kompanisë po rivendoset gradualisht.
Me këtë ritëm, për Suning mund të ketë kaluar më e keqja dhe Interi mund të marrë frymë lirisht, të paktën për momentin.