La Liga spanjolle do të rikthehet sot, ku do të kemi vetëm dy ndeshje në programin e ditës së shtune, në kuadër të xhiros së nëntë të sezonit të ri 2021/22.
Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes skuadrës së Real Sociedad dhe Mallorcas, ku nikoqirët në rast fitoreje do të ngjiten në pozitën e parë në tabelë.
Pas tetë xhirosh, skuadra e Real Sociedad ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe një humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tretë me 17 pikë, aq sa kanë edhe skuadrat si Atletico Madridi e Real Madridi.
Në anën tjetër, Mallorca pas tre fitoreve, dy barazimeve dhe tre humbjeve zë vendin e 12 në tabelë me gjithsej 11 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Villarrealit në vendin e 11.
Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe Levante, e cila e pret në shtëpi në stadiumin “Ciutat de Valencia” skuadrën e Getafes.
Programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.
18:30 Levante – Getafe (Stadiumi Ciutat de València)
21:00 Real Sociedad – Mallorca (Stadiumi Reale Arena