Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me St. Paulin triumfojnë në derbi me rezultat 4:2 ndaj Heidenhem-it.
Ndeshje interesante mes këtyre skuadrave, vendasit avancuan por St. Paulit gjithçka përmbysi në pjesën e dytë.
Futbollistët mysafirë treguan lojë të madhe duke demoluar vendasit.
Paçarada i dha siguri repartit të mbrojtjes, duke dëshmuar edhe një herë formën e tij.
Për St. Paulin shënuan Burgstaller (55' e 60'), Dittgen (56' e 81') dhe për Heidenhem Mohr (4'), Kleindienst (86').
St. Pauli kryeson me 22 pikë, ndërsa Heidenhem është në të shtatin me 15 sosh.