Llapi ka arritur që të fitojë me përmbysje ndaj Prishtinës, duke fituar me rezultat 2-1.
Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani është prononcuar për media, ku ka dekaruar se kjo humbje është e paarsyeshme.
“Më e vështira është që të gjejmë koment, pasi duhet të themi komentin e duhur. I uroj Llapit fitoren. Jemi akoma pa fitore në fushën tonë”.
“Eksperiencën e kemi, por derisa të ndodhin këto gjëra nuk funksionon asgjë. Përgjegjësinë maksimale e kam unë si trajner, kishim gjithçka në dorë”.
“Nuk e di çfarë të them tani sinqerisht, mund edhe të gaboj për ndonjë gjë që flas”.
“E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar, por nuk duhet ta përsërisim përsëri një gjë të tillë.
Nuk dua të arsyetojë asgjë, lëndimet na përcjellin dhe fati i keq. Leonit Abazi ishte në plan për të luajtur por u lëndua. Ekziston bindja dhe dëshira për të bërë më të mirën, por nuk po e bëjmë atë”, u shpreh ai për Art Sport.