Njëra ndër ndeshjet kryesore të javës së 9-të, mes Dukagjinit dhe Malishevës përfundoi 2:0 në të mirë të skuadrës nga Klina.
Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku është prononcuar për media.
“Jam i kënaqur edhe me paraqitjen por edhe me rezultatin.
Ne provuam shumë dhe kemi pasur raste sidomos në pjesën e parë, kur kemi humbur edhe gol me portën bosh.
Unë i përgëzoj djemtë për këtë fitore dhe tifozët që na kanë ndjekur gjatë gjithë kohës”.
“Ne nuk jemi të kenaqur me grumbullimin e pikëve, pasi kemi bërë vulum në çdo ndeshje, kemi dominuar kundërshtarët dhe na kanë demtuar në disa raste, por edhe kemi pasur mungesa të lojtarëve ku disa shkak lendimit e disa shkak kartonave. Mendoj që kjo fitore e jona do të jetë pikë kthese për Dukagjinin”, ka thënë ai për Art Sport.