Arbër Basha spikati në fitoren e Kastriotit ndaj Skënderbeut. Në “Gol pas Goli”, mesfushori i krutanëve, autor i golit të parë, u përzgjodh më i miri i ndeshjes.
“Ndeshjen e kishim përgatitur shumë mirë. Hymë në fushë për 3 pikët. Rrezikuam shumë, patëm kontrollin e lojës.
Në pjesën e dytë ishim më agresivë dhe gjetëm golin. Kisha për detyrë të qëndroja afër sulmuesve dhe të dilja afër portës.
Tani duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, ky trepikësh shërbeu shumë dhe jam optimist për ndeshjen me Laçin’’.