Broja shënon golin e parë në Premier League!
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja startoi nga minuta e parë për Sauthemptonin në sfidën ndaj Lidsit duke debutuar për herë të parë si titullar në Premier Ligë.
Në minutën e 34-ët, Broja u bë protagonist duke dribluar plot 3 futbollistë por gjuajtja e tij me të majtën u prit nga portieri i Lidsit.
Spektakël i dhuruar nga Broja që për pak sa nuk gjeti golin e parë në Premier Ligë. Sfida Sauthempton-Lids po luhet aktualisht dhe rezultati është 0:0.