Dortmundi shënon fitore me rezultat 3:1 ndaj Mainz-it, në takimin e javës së 8-të të Bundesliga I.
Tre pikë domethënëse për verdhezinjtë, ndërsa Mainz ka katër ndeshje që nuk ka fituar.
Futbollistët Reus (3') e Haaland (54’-nga penalltia e 90+4') realizuan për Dortmundin dhe Burkardt (90+1') për Mainzin.
Dortmundi merr kryesimin me 18 pikë, ka një ndeshje dhe dy pikë më shumë se Bayerni e Bayer Leverkuseni, ndërsa Mainz është në vend të dhjetë me 10 sosh.