Southamptoni i falet futbollistit shqiptar Armando Broja.
Skuadra e Southamptonit shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Leeds Utd, në takimin e javës së 8-të të Premier League në futboll.
Broja shënoi me dinakërinë e tij në minutën e 53-të.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë tregoi lojë të mirë, shënoi golin e parë në kampionatin anglez.
Ai u zëvendësua në minutën e 81-të.
Southampton është në vend të 15-të me 7 pikë dhe ka një pikë më shumë Leeds që renditet i 17-ti.