Partizani në zi, ndërron jetë punëtori legjendar i klubit!
Klubi i Partizanit ka marrë sot një lajm të hidhur që ka trishtuar jo pak ata të cilët prej vitesh kanë qenë pjesë e të kuqve.
Sot është ndarë nga jeta punëtori legjendar i klubit, Bajram Ferra, i cili prej kohësh ka qenë pjesë e të kuqve.
“Bajromi” kishte qenë pjesë e Partizanit prej 3 dekadash, duke qëndruar pranë klubit edhe kur të kuqtë ranë në kategoritë më poshtë, gjithmonë në shërbim të ekipit.