Interi pësoi disfatë nga Lazio me rezultat 3-1, pavarësisht se fillimisht ishin në avantazh të parët.
Golin e vetëm për Interin e realizoi kroati Ivan Perisic në minutën e 12-të, i shënuar nga pika e penalltisë.
Tek penalltia, ka diçka të çuditshme që ka zbuluar burimi i statistikave të Serie A-së ‘OptaPaolo’.
Sipas ‘Optas’, Ivan Perisic është bërë lojtari i parë në histori të Serie A që shënon nga një penallti me të dyja këmbët, që nga sezoni 2004-05 kur filluan mbledhjet e këtyre statistikave.