Futbollisti Xherdan Shaqiri me Lyonin shënuan fitore në derbin francez, duke e mundur me rezultat 2:0 skuadrën e Monaco-s.
Shaqiri u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 67-të.
Shaqa tregoi lojë të mirë duke iu gëzuar këtij trepikëshit të rëndësishëm.
Në minutë e 74-të, Ekambi nga penalltia shënoi për epërsinë e Lyonit.
Në minutën e 90-të, Denayer vulos fitoren (2:0).
Pas javës së 10-të, Lyon renditet në vend të pestë me 16 pikë, ka dy pikë më shumë se Monaco që është në pozitën e shtatë.