Milani po vazhdon me ritme shumë të larta në këtë sezon të ri të Serisë A, ku kuqezinjtë kanë thyer një rekord absolut që nuk e kishin bërë asnjëherë.
Sipas faqes së njohur së statistikave “OPTA Paolo”, Milani ka koleksionuar 22 pikë në tetë javët e para të kampionatit, një rekord pikësh për skuadrën kuqezi deri në këtë fazë të sezonit ku në epokën e tre pikëve për fitore nuk kishte ndodhur asnjëherë.
Dora e Stefano Piolit po duket duke parë se shumë titullarë ditën e djeshme nuk kanë luajtur për arsye të COVID-19, por edhe të dëmtimeve.
Kuqezinjtë ndeshjen e ardhshme do të përballen ndaj Portos në transfertë për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Champions-it, dhe në kampionat do të luajnë të shtunën në mbrëmje ndaj Bolonjës në shtëpinë e këtyre të fundit.