Mohamed Salah po i mahnit të gjithë.
Sulmuesi egjiptian i Liverpool-it po kalon një moment magjik në fushën e lojës.
Tashmë flitet për ish-yllin e Roma-s si më i miri në botë dhe konfirmimi ka ardhur edhe nga faqet e para të gazetave angleze, që nuk i kanë kuryser komplimentet për yllin e Të Kuqve.
Por ka më shumë. Në rrjetet sociale, legjenda Gary Lineker ka zgjedhur një mënyrë origjinale për t’i bërë komplimentet Salah.
Një “cicërimë” e tij është bërë menjëherë virale pas ndeshjes së të shtunës të Liverpool-it kundër Ëatford-it. “Salah është transformuar në… Messi”.
Një kompliment që ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të Lineker, por që konfirmon se si paraqitjet e egjiptianit kanë arritur tashmë në maksimum.
Duke parë shifrat, Salah mund të jetë me të vërtetë më i miri në këtë moment.