E diela e futbollit në Supersport nuk është vetëm Kategoria Superiore dhe dy supersfidat e saj Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana.
Kështu në La Liga Barcelona do të kërkojë një shkundje për t’iu rikthyer rezultateve pozitive dhe fitoreve në sfidën e Camp Nou ndaj Valencias.
Një ndeshje delikate në të cilën trajneri Koeman do të mund të mbështetet për herë të parë në këtë sezon edhe te El Kun Aguero i cili është rikuperuar por me shumë gjasa do ta nisë ndeshjen nga stoli.
Meqenëse sfidat e Realit dhe Atleticos janë shtyrë për shkak të kthimit me vonesë të futbollistëve amerikano-jugorë vëmendja do të jetë e gjitha te Barcelona që ndaj Valencias nuk do ta ketë të lehtë ndërkohë që në Supersport do të transmetohen edhe sfidat Celta Vigo-Sevilla dhe Villareal-Osasuna.