Milan ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Verona-s, por dëmtimi i Rebic nuk i lë të qetë kuqezinjtë.
Pas infektimit me Covid të Theo Hernandez dhe problemeve fizike të disa lojtarëve të tjerë, kuqezinjtë duhet të bëjnë llogaritë edhe me shqetësimin e kroatit.
Sulmuesi është ndalur në minutën e 37-të të ndeshjes kundër Verona-s për një problem në këmbë.
Gjendja e Rebic ka shqetësuar menjëherë kuqezinjtë, duke parë se dëmtimi i tij nuk ka ardhur pas një përplasje me një kundërshtar, por është ndalur vetë duke u ulur në fushë dhe duke kërkuar zëvendësimin.
Sipas Milan News, lojtari ka pësuar një ndrydhje të kaviljes.
Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite, por prania e tij për ndeshjen e së martës në Champions League kundër Porto-s nuk është e sigurt.