Juventusi do të përballet me Romën në kuadër të javës së tetë të Serie A, por Allegri do të ketë disa mungesa të rëndësishme.
Tek “Zonja e Vjetër” do të vazhdoj të mbetet jashtë Paulo Dybala, gjersa këtë sfidë do të humbasë edhe mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt i cili ka një lodhje e lehtë e muskujve që e mban atë në dyshim edhe për ndeshjen ndaj Zenit në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë është kthyer sulmuesi Alvaro Morata dhe mund të luajë nga fillimi.
Skuadra e ftuar e Juventusit:
Portierët: Szczesny, Pinsoglio, Perin
Mbrojtësit: De Sciglio, Chiellini, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Pellegrini, Bonucci, Rugani
Mesfushorët: Arthur, Ramsey, McKennie, Bernardeschi, Chiesa, Locatelli, Bentancur, Kulusevski
Sulmuesit: Morata, Kean, Kaio Jorge
Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45 në “Allianz Stadium”.