Në ndeshjen mes Glentoran dhe Coleraine në Irlandën e Veriut, portieri i vendasve ka sulmuar bashkëlojtarin e tij.
Vendasit ishin duke fituar 2-1, derisa Coleraine barazoi në minutën e 80-të rezultatin në 2-2 dhe pas pranimit të golit, portieri i vendasve, Aaron McCarey shkoi dhe e goditi mbrojtësin e tij Bobby Burns.
McCarey e goditi shumë Burnsin duke e rrëzuar në tokë, teksa u desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tij për ta qetësuar, shkruan Insporti.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, vendosi ta përjashtoj mbrojtësin me karton të kuq duke e larguar nga loja.