Mohamed Salah është gjithnjë dhe më shumë lider i Liverpool-it falë golave dhe paraqitjeve të tij.
Kjo ka bërë që egjiptiani të kthehet përsëri në qendër të zërave të merkatos.
Sipas Mundo Deportivo-s, Real Madrid duket se është gati të ofrojë Eden Hazard në një negociatë të mundshëm për ta marrë egjiptianin në Madrid.
Në muajt e fundit janë shtuar zërat në lidhje me rinovimin me shifra marramendëse që Liverpool mund t’i ofrojë Salah, duke e bërë mundësisht lojtarin më të paguar të Premier League.
Situata duhet mbajtur nën vëzhgim, por Real Madrid-Salah është një pistë gjithmonë dhe më e nxehtë...