Gjatë merkatos së verës Manchester United arritë të rikthejë në skuadër yllin portugez, Cristiano Ronaldon, duke besuar se mund të shkojë gjithcka mirë për të arritur tek trefetë e synuar, gjithashtu gjatë merkatës së verës është transferuar edhe Raphael Varanen, i cili nuk ka arritur të bindë deri tani.
“Djajtë e Kuq” e nisën mirë kampionatin, por në 3 ndeshjet e fundit kanë shfaqur probleme për të cilat trajneri Ole Gunnar Solskjaer është shprehur i pakënaqur. Man.United tani ndodhet pesë pikë larg kryesuesit, Chelsea.
Skuadra angleze është e vendosur të bëj transferime të reja gjatë merkatos dimërore të janarit, pasi titulli i kampionit mbetet objektivi i tyre.
Humbja 4-2 nga Leicesteri ka bërë të qartë se United ka nevojë për transferime.
Sipas “Daily Star” drejtuesit e klubit kanë vendosur 70 milionë funte, 83 milionë euro në tavolinë për transferimet e janarit.
Mbrojtjes pritet të jetë reparti ku do ketë ndërhyrje sepse nuk ka shfaqur një performancë të mirë gjatë ndeshjeve të fundit.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Djajtë e Kuq të tentojnë edhe transferimin e mesfushorit anglez Declan Rice gjatë janarit.