Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, me ekipin e Empolit patën një ditë të keqe, duke pësuar humbje të thellë si vendas me rezultat 4:1 nga Atalanta.
Bajrami u aktivizua në minutën e 62-të por të pa forcë ndaj një skuadre shumë të disponuar.
Për Empolin shënuan Di Francesco (30') dhe për Atalantën Iliçiq (11' e 26'), Viti (49'-autogol) e Zapata (89').
Në minutën e 67-të, Iliçiq i Atalantës dështon nga penalltia.
Pas javës së 8-të në Serie A, Atalanta zë pozitën e 6-të me 14 pikë, ndërsa Empoli është i 12-ti me 9 sosh.