Trajneri , Zinedine Zidane ka mbështetur sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema për të fituar Topin e Artë.
Shumë trajnerë e futbollistë janë duke e cilësuar francezin favorit, pas një viti të shkëlqyer, edhe pse nuk ka fituar ndonjë trofe me Madrilenet.
E kështu po mendon edhe ish-trajneri I francezit, duke thënë se Benzema me plotë meritë e fiton këtë trofe.
“Benzema është në formën e duhur. Do t’i jepja Topin e Artë. Ai e meriton atë”.
“Benzema e meriton Topin e Artë. Është futbollist i pabesueshëm dhe kisha nderin të isha trajneri i tij. Është në maje dhe shpresoj që ata t’i japin Topin e Artë”, deklaroi ai.