Juventusi dhe Roma do ta zhvillojnë sonte derbin e javës së tetë në Seria A.
Ndeshja nis nga ora 20:45, në stadiumin “Allianz Stadium”.
“Zonja e Vjetër” kërkon fitoren në mënyrë që të ngriten edhe më shumë në renditjen tabelore.
Në anën tjetër edhe Roma synon që përmes një triumfi në Torino të marrë vendin e tretë.
Të dy trajnerët tashmë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare:
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Bernardeschi; Chiesa, Kean
Roma: Rui Patrício; Karsdorp, Mancini, Ibañez, Viña; Veretout, Cristante; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.