Tottenhami ka arritur të marrë një fitore të vuajtur 2:3 përballë Newcastles në javën e tetë të Premier Ligës.
Spërsat e panë veten në disavantazh pas vetëm 2 minutash lojë, ku Uilson dërgoi në avantazh vendasit. Për brenda pjesës së parë, Totenhemi përmbysi gjithçka duke shënuar tre herë me Ndombele, Kejn dhe Son.
Në minutat e fundit të takimit, Newcastle ngushtoi diferencën me autogolin e shkaktuar nga Dajer, por vetëm kaq.
Sheikët debutojnë me humbje në sfidën e parë në Premier Ligë dhe kjo do të jetë gjithashtu ndeshja e fundit për trajnerin Stiv Brus që është shkarkuar para 1 jave, por u la në stol për këtë ndeshje.