Tirana ka mundur sot me shifrat 3-2 Teutën dhe ka marrë e vetme kreun e renditjes në Superiore me një përmbysje shumë emocionuese.
Bardheblutë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, me një gol të shpejtë të Xhixhës pa mbaruar minuta e parë e duelit. Ata kishin mundësinë edhe të dyfishonin shifrat me sulmuesin por shpërdoruan disa mundësi të mira, ndërsa Teuta i goditi me rastin e parë që krijoi.
Xhixha vazhdoi festivalin e rasteve të shpërqendruar dhe në pjesën e dytë, bardheblutë u goditën nga autogoli i Najdovskit. Por vetëm 2 minuta më vonë shifrat u barazuan përsëri, kur Totre mposhti Qirkon.
Durrsakët u munduan të shtonin forcën në sulm, por u goditën përsëri nga bardheblutë, këtë herë nga goditja e dënimit perfektë e Limajt. Më pas, Tirana mendoi për të administruar rezultatin dhe nuk i la hapësira sulmit të rrezikshëm të kampionëve. Duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme që e lejojnë të shkojë e qetë në derbin e javës së ardhshme.
TEUTA-TIRANA 2-3
16′ Ivanoviç, 49′ (ag) Najdovski / 1’ Xhixha, 51′ Totre, 64′ Limaj.