PSG po tenton të rregullojë marrëdhëniet me Barcelonën. Dy klubet, që pas kalimit të Neymar në Francë duke paguar klauzolën 223 milion euroshe, kanë pasur “fërkime” mes tyre.
Së fundmi PSG, sipas asaj që shkruan “El Nacional”, u ka ofruar katalanasve një shkëmbim lojtarësh.
Bëhet fjalë për një skenar interesant. PSG kërkon të bashkoje sulmuesin Sergio Aguero me Leo Messin në kryeqytetin francez.
Në këmbim jep Mauro Icardin, i cili nuk po gjen shumë hapësira në skuadrën e Pochettino dhe normalisht do e dëshironte një rol protagonisti që Barcelona ia siguron.