Ronaldo blen Bugatti, ka vlerë prej 10 milionë euro

Futboll

Ronaldo blen Bugatti, ka vlerë prej 10 milionë euro

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 16:53
Bugatti Centodieci

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do të shtojë një makinë të re në koleksionin e tij ekskluziv, duke blerë edicionin special të Bugatti Centodieci që kushton rreth 10 milionë euro.

Makina është aq e vlefshme sepse vetëm 10 të tilla janë bërë, teksa Ronaldo tashmë ka arritur të sigurojë njërën prej tyre, shkruan Marca..

Kjo makinë thuhet se është frymëzuar nga historia e Bugattit, me një motor  W16 me tetë litra. Shpejtësia maksimale është 380 km/orë, teksa mund të shkojë nga 0 në 100 km/orë në vetëm 2.6 sekonda.

Ronaldo ka disa makina luksoze, gjithashtu ka dy Ferrari, një Lamborghini, një Rolls Royce, një McLaren Senna dhe një tjetër Bugatti Chiron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat