Wayne Rooney është i interesuar në postin e trajnerit të Newcastle Unitedit, nëse Steve Bruce shkarkohet.
Rooney, trajner i tanishëm i Derby County, mund të emërohet në postin e trajnerit të Newcastle në janar.
Atij do t’i duhej të largohet nga Derby County fillimisht, por kjo nuk do të ishte ndonjë pengesë e vështirë për të, sipas mediave angleze.
Megjithatë, thuhet se Newcastle do ta emëronte atë në postin e trajnerit vetëm për një kohë të shkurtër.
Newcastle synon majat e futbollit anglez dhe evropian brenda pak vitesh, pasi u ble nga sheikët arab për 300 milionë funte javë më parë.
Prandaj, klubi i Premierligës pritet të bëjë investime të mëdha qysh nga afati kalimtar i janarit.