Çështja e ndarjes së Mauro Icardit me Wanda Narën ka pushtuar mediat rozë të cilat nuk përtojnë të merren me këtë rast duke hyre deri në detaje.
Ditën e djeshme, Icardi ka udhëtuar urgjentisht drejt Milanos për tu takuar me Uandën, por kjo e fundit e ka ndarë mendjen dhe do medoemos divorcin.
Tradhtia nuk mund të falet nga ana e modeles argjentinase, të cilës gjithçka po i kthehet në bomerang që pas tradhtisë që i bëri Maksi Lopezit vite më parë. Icardi ka hyrë në një depresion dhe sipas ‘’Corriere Dello Sport’’, sulmuesi PSG-së ka shkuar dhe më tej duke kërcënuar se nëse Wanda nuk e fal do të lërë futbollin.
Në mes të çiftit tani janë 60 milionë euro për tu ndarë pa përfshirë këtu bizhuteri, prona e vepra arti.
Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo histori që është kthyer në telenovelë për tifozët që janë jo pak të interesuar nga kjo histori.