Sot (e martë) do nis xhiro e 10-të në Superligën e Kosovës, ku do zhvillohen tre përballja.
Ndeshja më interesante do jetë mes Feronikelit dhe Dritës, ku të dy skuadrat duan të kthehen te fitoret.
Prishtina do ta mirëpres Malishevën në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e xhiros së parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1. Kryeqytetasit nuk dinë në fitore në shtëpi në gjashtë ndeshjet e fundit.
Ndeshja tjetër është ajo mes Ulpianës dhe Llapit, që zhvillohet në Lipjan.
Të tre takimet nisin në ora 13:00.
Prishtina – Malisheva
Prishtina: Nika, Krasniqi, Atanda, Bekteshi, Mici, Vangjeli, Boshnjaku, Karabeci, Krasniqi, Kryeziu, John. Kryetrajner: Zekirija Ramadani
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Salihu, Dumani Stullcaku, Bruqi, Olivier, Pira, Hyseni, Vitija, Pefqeli. Kryetrajner: Arsim Thaqi
Gjyqtarët: Erdall Zasella, Fatlum Berisha, Visar Kelmendi, Eridon Podvorica, Gramos Shala (VAR)
Stadiumi: ‘Fadil Vokrri’, Prishtinë
Feronikeli – Drita
Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Elshani, Morina, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Kastrati. Kryetrajner: Faruk Elshani
Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakcori, Namani, Broja, Fazliu, Zeka, Ajzeraj, Simonovski. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Gjyqtarët: Besfort Kasumi, Besnik Morina, Gzim Mehmeti, Burim Jahmurataj, Bardh Ajeti (VAR)
Stadiumi: ‘Rexhep Rexhepi”, Drenas.