Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot i ndodhi një rast i paprecedent.
Ai është sulmuar fizikisht.
Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Parkun e Gërmisë.
Ky është një rast i rëndë dhe pritet të sqarohet nga vet presidenti Agim Ademi.
Deri me tani nuk dihen shkaqet e këtij sulmi.
Ky rast është konfrimuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Raportohet se Ademi ka pësuar lëndime trupore.
Jo zyrtarisht thuhet se dyshohet që Ademi është sulmuar nga dikush prej zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).