Massimiliano Allegri ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes që Juventusi luan në Champions League kundër Zenit.
Holandezi Matthijs De Ligt është bashkuar me grupin, pasi mungoi në duelin e fundjavës kundër Romës në Serie A.
Mbrojtësi pati një ditë më parë një kontroll mjekësor dhe u vu re që nuk kishte ndonjë problem muskulor.
Sot, në seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes kundër rusëve, De Ligt është stërvitur me grupin, çka konfirmon edhe rikuperimin e tij.