Llapi nga Podujeva është në formën më të mirë.
Në 45 minutat e parë, Llapi po avancon me rezultat 3:0 ndaj Ulpianës në Lipjan.
Golat u shënuan nga Valmir Veliu (8'), Bujar Idrizi (21') e Arbnor Ramadani (30').
Prishtina është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Malishevës, në ndeshjen e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Autor i golit është Besnik Krasniqi, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 23-të.
Feronikeli Drita përfundoi pa gola në pjesën e parë.