Ulpiana nga Lipjani, si vendas pëson fiasko nga Llapi i Podujevës.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat bindës 6:0 ndaj Ulpianës, në ballafaqimin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapi është rikthyer në formën më të mirë, ndërsa Ulpiana sot nuk e pati ditën e vet apo është në krizë të formës.
Llapi pas fitores ndaj Prishtinës me 2:1, sot ka shënuar fitoren me të thellë gjatë këtij edicioni.
Golat u shënuan nga Valmir Veliu (8' e 46’), Bujar Idrizi (21'), Arbnor Ramadani (30') e Kastrioti Selmani (57′) e Gentrit Begolli (85’).
Llapi ngritët në vend të shtatë me 12 pikë dhe Ulpiana bie në fund me 7 sosh.