Prishtina pas humbjes tronditëse si vendas me rezultat 2:1 nga Llapi, sot këndellet dhe shënon fitore me 2:1 ndaj Malishevës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshje e mirë e Prishtinës, e cila arrin tre pikë të mëdha. Malisheva është në krizë të rezultateve, pesë ndeshje pa fitore, ka dy barazime e tri humbje.
Autor i golave është Besnik Krasniqi, i cili shënoi të dyja nga penalltitë në minutën e 23-të dhe të 45-tën.
Malisheva ngushton humbjen në minutën e 86-të përmes Ronald Sobowales.
Prishtina renditet në vend të pestë me 13 pikë, ja një më shumë se Malisheva që gjendet një pozitë më poshtë.