KF Malisheva pësoi humbje nga FC Prishtina me rezultat 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Superligës të Kosovës.
Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi në intervistën pas ndeshjes për mikrofonin e “ArtMotion” ka thënë se ka dyshime për dy penalltitë e Prishtinës në ndeshjen që ekipi i tij e humbi me rezultatin 2:1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
‘Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penalltitë për të cilat i kam dilemat e mia.
Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë sepse nuk kishim çfarë të humbim.
Arritëm të shënojmë një gol por nuk shfrytëzuam edhe rastet tjera që i patëm. Prishtinës i uroj fitoren’, tha trajneri i Malishevës, shkruan insporti.