Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka folur në emisionin Tiki Taka ne lidhje me eksperiencën italiane të Cristiano Ronaldo-s.
“Çfarë mendoj për operacionin Cristiano Ronaldo? Mendoj se nuk ka qenë një blerje e mirë për bardhezinjtë”, ka thënë numri një i FIGC.
“Por ka qenë një gjë e mirë për futbollin italian”.
Në lidhje me luftën për titull:
“Për momentin, mendoj se Milan dhe Napoli janë favorite, por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Pres rimëkëmbjen e Atalanta-s, por do të jetë një kampionat i bukur”.