Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, sot ka shënuar fitoren e 100-të prej se drejton klubin.
Ai ndihet krenar për fitoren në Lipjan me rezultat 6:0 ndaj Ulpianës, në takimin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.
“Fitoren e madhe sot ndaj Ulpianës me rezultat 0:6, të 100-tën jubilare nën drejtimin e KF Llapit ia dedikoj Komandantit Legjendar Zahir Pajaziti, të gjithë dëshmorëve të kombit, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së!
Nga mali së bashku me ju, tash po shkruaj histori në liri me rininë e vendit tim!”, ka shkruar Batatina.