Tirana njofton tifozët për biletat.
Derbi Tirana-Partizani po pritet me interes të madhe nga të gjithë, pasi bardheblutë vijnë si kryesues ndërsa ‘’demat’’ janë në një krizë rezultatesh.
Derbi do të luhet ditën e hënë në datën 25 tetor, dhe Tirana do të jetë pritëse.
Bardheblutë kanë bërë njoftimin e rëndësishëm duke lajmëruar tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen. Çmimet variojnë nga 500 deri në 6 mijë lekë të reja në tribunën VIP.