Inter ka një ndeshje vendimtare mbrëmjen e sotme në Champions League.
Zikaltrit do të presin Sheriff Tiraspol në shtëpi dhe do të kërkojnë të marrin tri pikët e para në Grupin D, që kryesohet pikërisht nga skuadra moldave.
Përballja e mbrëmjes së sotme në Sans Siro do të jetë veçanërisht e rëndësishme për Lautaro Martinez.
Siç ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, argjentinasi nuk shënon në një ndeshje të Champions League në San Siro që nga 2019-ta, kundër Borussoa Dortmund në sezonin e parë të Antonio Conte-s.
Nga ajo ndeshje, vetëm mbrëmje makthi për yllin e zilkaltërve, pavarësisht se rastet nuk kanë munguar.
Përballja me Sheriff duket si rasti i duhur për të gjetur përsëri buzëqeshjen në Europë.