Futbollisti Thesar Ismajli është i revoltuar dhe kërkon borxhin që i ka mbet klubi i futbollit Ferizaj.
Sipas tij, ky borxh është që dy vite dhe askush nuk i përgjigjet. Kryesia e kaluar i ka mbetur borxh futbollistit.
“Turpi nuk mund të jetë ndryshe përveç se kështu. U bën gati 2 vite dhe asnjë përgjegjësi për borxhin e mijëra eurove ndaj meje prej Klubit të Ferizajt.
Këto foto janë disa prej fakteve që kam provuar ta ruaj reputacionin e Klubit, duke e kërkuar të drejtën time me edukatë dhe durim, por përderisa nuk marr asnjë përgjigje konkrete më duhet të publikoj këto biseda.
Ju kam telefonuar me qindra herë për paratë e mija kam ardhur shumë herë të ju dhe asnjë gjë deri me tani.
Do ju shlyhen te gjitha borxhet pasi që kanë ardhur aksionar të ri me firma gjigante dhe borxhi im ende nuk u shlye”, ka shkruar Ismajli në profilin e tij në facebook.