Me vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para, kampioni i Italisë, Interi, është një një situatë shumë të palakmueshme në grupin D të Ligës së Kampionëve.
“Neroazzurrët” renditen në vendin e tretë në këtë grup me vetëm një pikë pas kanë barazuar me Shakhtar Donetskin dhe kanë pësuar humbje përball Real Madridit, transmeton KosovaPress.
Sonte, skuadra e Simone Inzaghit kërkon vetëm fitore kundër Sherif Tiraspolit, në ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00.
Këto janë formacionet zyrtare:
INTER (3-5-2) : Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Dzeko, Lautaro.
Sheriff (4-2-3-1) : Celeadnic; Costanza, Arboleda, Dulanto, Cristiano; Addo, Thill; A. Traoré, Kolovos, Castaneda; Bruno Souza.