Futbollisti Karim Benzema ka dhënë një intervistë për ESPN në të cilën komentoi mundësitë që ekzistojnë që ai të fitojë Topin e Artë, një nga ëndrrat e tij, sekretin për të qenë në formë kaq të mirë gjatë viteve dhe, natyrisht, “El Clasicon” e kësaj të diele.
Topi i Artë: “Ka qenë gjithmonë qëllimi im, e kam pasur gjithmonë në mendje.
Kur Cristiano Ronaldo e fitoi atë në të kaluarën dhe e prezantoi në fushën e “Bernabeu”, natyrisht që isha i lumtur për të.
Por, më pas, mendon: sigurisht, edhe unë dua ta fitoj. Mund të them se kurrë nuk kam qenë aq afër për atë që kam bërë këtu në tri ose katër vitet e fundit. Mund të them se nuk jam aq larg“.