Pak ditë më parë, Luciano Spalletti, deklaronte se ishe e pamundur që të linte jashtë Amir Rrahmanin nga rreshtimi i skuadrës së tij pasi po kalonte një formë të shkëlqyer.
Sot, ka qenë mbrojtësi ai i cili ka theksuar për mediat italiane se meritë e kësaj forme ishte edhe përmirësimi i vazhdueshëm nën urdhrat e trajnerit të Napolit.
“Po bëjmë të gjithë një punë të mirë, si skuadër, edhe falë stafit. Po i marrim ndeshjet me radhë.
Për momentin nuk po shohim shumë larg pasi e dimë së kampionati është shumë i gjatë.
Rruga që duhet përshkuar është e gjatë ndaj për këtë arsye i marrim ndeshjet me radhë”, tha Rrahmani.
“Spaleti i përgatit shumë mirë ndeshjet. Kur përballemi me një kundërshtar, i dimë pikat e tij të dobëta. Po ndjekim udhëzimet e tij. Trajneri çdo ditë më jep këshilla në stërvitje.
Duken si detaje të vogla në atë moment, por nëse i bashkojmë bashkë, atëherë bëhen të rëndësishme”, tha reprezentuesi i Kosovës.