Kjo është situata momentale në grupin B të Ligës së Kampionëve

Futboll

Kjo është situata momentale në grupin B të Ligës së Kampionëve

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 23:08
Diego Simeone, Jurgen Klopp

Njëra nga grupet më interesante dhe më të paparashikueshme të Ligës së Kampionëve në këtë edicion padyshim se është grupi B ku bëjnë pjesë skuadra të mëdha evropiane si Liverpooli, Milani, Atletico Madridi dhe Porto.

Deri më tano janë zhvilluar tri ndeshje në këtë grup dhe është skuadra angleze Liverpool ajo e cila i ka tri fitore, kurse Milani vazhdon të bëfasojë duke mos e shijuar ende triumfin dhe rrjedhimisht ka zero pikë deri më tani.

Liverpooli se fundit e mposhti Altetico Madridin me rezultat 3-2, kurse Milani u mposht nga Porto me rezultat minimal 1-0.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, grupin B e kryeson Liverpooli me nëntë pikë, i ndjekur nga Atletico Madridi me katër pikë, pastaj vjen Porto me katër pikë dhe Milani që tashmë e ka vënë në dyshim serioz kualifikimin tutje pasi vazhdon të mbetet pa pikë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat