Mund të mbyllet para kohe karriera e Gonzalo Higuain.
Sipas asaj që shkruan “The Sun”, “Pipita” po mendon që të prishë kontratën me Inter Miami të David Beckham në fund të këtij sezoni, pavarësisht se i mbeten edhe 12 muaj të tjerë, sipas marrëveshjes së firmosur në shtator të vitit 2020 me klubin e MLS-së.
Gazeta britanike shkruan se sulmuesi argjentinas, për shkak të problemeve fizike dhe formës atletike, që nuk mund të quhet në nivelin e duhur, mund ti japë fund futbollit të luajtur. Higuain ka vendosur që të mos veshë më fanellën e Inter Miami.
Argjentinasi ka qenë një nga sulmuesit më të mirë të 15 viteve të fundit dhe këtë e tregon një karrierë plot me gola dhe me suksese me fanellat e River Plate, Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan dhe Chelsea. Gonzalo Higuain ka luajtur 75 ndeshje me kombëtaren argjentinase dhe ka shënuar 31 gola.