Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur para përballjes sonte në mbrëmje kundër Dinamos së Kievit.
Barça është e dënuar të fitojë këtë përballje, teksa vjen pas dy humbjesh radhazi.
Praktikisht edhe pse është vetëm mesi i tetorit, presioni mbi Barçën është maksimal dhe tekniku Kuman e ka të qartë.
Megjithatë, ai ka qenë i qetë në daljen para mediave, duke i kujtuar tifozëve të Barcelonës të mos krijojnë asnjë iluzion në këtë sezon në Ligën e Kampioneve.
"Në sezonin e kaluar luajtëm dy herë kundër Dinamos dhe i fituam të dyja përballjet.
Por në këtë sezon do të jetë më e vështirë, sepse kanë një ekip më të mirë. E dimë se kjo ndeshje është si një finale për ne. Praktikisht luajmë të ardhmen tonë në Champions në këtë përballje. Pas dy humbjesh ka ardhur koha të fitojmë", thotë Koeman.