Mauro Icardi ka lënë të kuptohet se Wanda Nara nuk do të shkurorëzohet nga ai, pas dyshimeve se ai e ka tradhtuar atë me një aktore argjentinase.
Wanda e akuzoi Icardin të dielën në rrjetet sociale se e tradhtoi me një aktore argjentinase.
Icardi mungoi në stërvitjet e PSG-së kohët e fundit dhe në fitoren e së martës në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig për këtë arsye.
Një ndarja e tij nga bashkëshortja do të kishte pasoja edhe në jetën profesionale të lojtarit, duke qenë se Wanda është menaxhere e Icardit.
Por, bazuar në postimin e fundit të Icardit në Instagram, duket se ata nuk do të ndahen.
“Faleminderit që po vazhdon t’i besosh kësaj familjeje të bukur, faleminderit që je motori i jetës sonë”, shkroi Icardi në Instagram duke iu drejtuar Wandës.
“Sa shumë të dhembë kur i lëndon të dashurit e tu. Mund të shërohesh vetëm atëherë kur të falin ata që i ke lënduar”, shtoi ai.
Megjithatë, Wanda ende nuk ka reaguar ndaj postimit të Icardit, pavarësisht se është përmendur nga ai aty.