Leonardo Bonucci, lider absolut i Juventusit, ka folur për disa tema të nxehta, duke përfituar edhe nga fakti që mbrëmjen e sotme, skuadra e tij do të luajë në Shën Pjetërburg, ndaj Zenitit, skuadër së cilës ndoshta mund t’i ishte bashkuar 10 vite më parë.
Por 34-vjeçari foli edhe për rikthimin e frikshëm të Juves, duke prekur temën Ronaldo, pakënaqësitë me Alegrin, por nuk ngurroi të thumbonte as Interin, rivalin e ardhshëm në Serinë A, të dielën në mbrëmje.
“Kjo verë nuk ishte shumë e lehtë, duke parë se tifozët e ndien jo pak largimin e Ronaldos.
Gjithsesi, Cristiano bëri zgjedhjen e tij, ndonëse skuadra sezonin e kaluar luajti e gjitha për të. Por me të ikur ai, grupi rigjeti atë shpirtin juventin që na ka karakterizuar, përpara mbërritjes së tij në Torino”, tha Bonucci.